Muhamet SHATRI

 
www.ihp-ks.org
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
tel.: +381 (0) 38 512 303
mob.: +377 (0) 44 124 652



TË DHËNA BIOGRAFIKE

Muhamet Shatri, u lind më 17.07.1946, në Tomoc të Istogut.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje ndërsa të mesmen në Pejë më 1965. Studime universitare i përfundoi në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi më 1977 me temën : “Rivaliteti jugosllavo-italian në Shqipëri 1912-1927”. Temën e doktoratures e brojti në janar të vitit 1982 me titull : “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prizren dhe rrethinë 1941-1945”. 



PËRVOJA E PUNËS:

Mësues i mësimit klasor, i historisë dhe i gjeografisë në shkollën fillore të Gurrakocit, 1965/66.
Mësimdhënës i historisë, sociologjisë dhe latinishtes në gjimnazin e Istogut, 1968.
Mësimdhënës në shkollën Normale të Prishtinës, 1970/71.
Mësimdhënës në gjimnazin e Istogut, 1971/72.
Mësimdhënës në Qendrën Shkollore Teknike në Obiliq, 1972/73.
Prej 1 janarit 1978 punon në Institutin e Historisë-Prishtinë.
Në vitet 2003-2007 ishte Sekretar Shkencor në Institut të Historisë-Prishtinë.


FUSHA DHE PERIUDHA E INETERESIMEVE SHKENCORE:

Muhamet Shatri, merret me Historinë e Kohës së re dhe Kohës më të re


DISA PUNIME, TRAJTESA DHE KONTRIBUTE SHKENCORE TË BOTUARA:

•    Shtypi anglez mbi rivalitetin jugosllavo-italian në Shqipëri gjatë viteteve 1926- 1927,  “Jehona “,7, Shkup, 1978.
•    Aspekte të politikës së Italisë, Serbisë dhe të Malit të Zi ndaj Çështjes shqiptare në vitet e Krizës Lindore 1875-1881,” Dituria”, 1978.
•    PKJ në Prizren dhe rrethinë 1919-1945, Përparimi, 2, Prishtinë, 1979;
Sistemi i pushtimit në Prizren dhe rrethinë 1941-1944,” Kosova”, 7, Prishtinë, 1978.
•    BRKJ dhe Lëvizja Revolucionare e Rinisë në Prizren dhe rrethinë 1941-    1945,”Kosova”, 8, Prishtinë, 1979.
•    Brigada IV e Kosovës, “Kosova”, 9/10, Prishtinë, 1980/1981.
•    Aspekte të LNÇ-së në Prizren dhe rrethinë më 1941, “Përparimi”, 5, Prishtinë, 1981.
•    Aspekte të kundërthënieve ndërmjet Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi lidhur me Çështjen shqiptare në vitet e Krizës Lindore 1875-1881, Vjetari i Arkivit të Kosovës, 12/13, Prishtinë, 1981.
•    LNÇ në Prizren dhe rrethinë 1941, Vjetari i Arkivit të Kosovës, nr. jubilar, Prishtinë, 1981.
•    PKJ në Prizren dhe rrethinë 1941-1945, “Kosova”, 11, Prishtinë, 1982.
•    Përmbajtja nacionale e organizatës “Balli Kombëtar”, Përparimi, 5, Prishtinë, 1984 (koautor).
•    Rrethanat ekonomike-shoqërore në Prizren dhe rrethinë 1918-1941, Kosova, 15, Prishtinë, 1985.
•    Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri 1018-1920, Gjurmime Albanologjike (Seria e shkencave historike), 15, Prishtinë, 1985.
•    Vështrim mbi Lëvizjen punëtore në Prizren e rrethinë deri më 1923, Kosova, 17, Prishtinë, 1988.
•    Kontributi i shqiptarëve në vendet e Evropës Perëndimore për çështjen kombëtare (koautor), në Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996.
•    Mbrojtja e Kosovës dhe e trevave tё tjera shqiptare nga sulmet çetnike serbo-malazeze (maj 1941-tetor 1944) I, Kosova, nr. 22/23, 2000/2001. Prishtinё 2003.
•    Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs 1941-1944 II, “Kosova”, nr. 24/25, 2002/2003, Prishtinё, 2003.
•    Bardh Isuf Gashi, figurё e shquar e Lёvizjes Kombёtare, “Kosova”, nr. 24/25, 2002/2003, Prishtinё, 2003.
•    Dokumente italiane pёr Lёvizjen Kombёtare gjatё gjysmёs sё parё tё vitit 1912  (bashkoautor) Vjetari i Arkivit tё Kosovёs,  XXIX-XXX, Prishtinё, 2003.
•    DIE HALTUNG DER KOMMUNISTISCHEN PARTEI ALBANIENS   ZUR KOSOVA- FRAGE (1941-1945), DARDANIA, Wien, 2003.
•    Dokumente italiane për Lëvizjen Kombëtare gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 (bashkoautor), ”Vjetari” XXIX-XXX, 2003, Prishtinë.
•    Dokumente italiane për Lëvizjen Kombëtare gjatë gjysmës së parë të vitit 1912 (bashkoautor), ”Vjetari” XXIX-XXX, 2004, Prishtinë.
•    Të dhëna biografike mbi disa veprimtarë të Komitetit Mbrojtja kombëtare e Kosovës, (përmbledhje kumtesash), Tiranë, 2004.
•    Disa specifika të LANÇ në Kosovë në vitet 1941-1945, ”Kosova”26, Prishtinë 2005.
•    Copëtimi i trevave shqiptare në Jugosllavi-aneksimi i Kosovës nga Serbia (1945), ”Kosova” 27, Prishtinë 2005.
•    Përpjekjet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit për jetësimin e aspiratave jetike të kombit shqiptare. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1), Prizren-Hamburg, 2005.
•    Platforma Kombëtare e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (2), Prizren 2005.
•    Atdhetarët shqiptar në burgun e Mitrovicës së Sremit 1945-1955. E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike (3), Prizren-Shkodër, 2006.
•    Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare gjatë periudhës 1 janar-15 maj 1912 (bashkoautor), ”Vjetari”, Prishtinë 2006.


MONOGRAFI TË BOTUARA :
Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prizren dhe rrethinë 1941-1945, Prishtinë 1987.
Kosova në Luftën e Dytë Botërore 1941-1945, Prishtinë 1997.
Dokumente frenge për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare tё vitit 1912, Prishtinë 2004.
Ibrahim Grainca-Cërnilla, deri në vdekje për atdhe. Prishtinë 2006.

MONOGRAFI  NË DORËSHKRIM:
Rivaliteti jugosllavo-italian në Shqipëri 1912-1927;
Lëvizja Ilegale Antifashiste në qytetet e Rrafshit të Dukagjinit 1941-1944;
Brigada IV e Kosovës dhe rruga e saj luftarake 1944-1945;
Dokumente ruse për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë vitit 1912;
Kryengritja e përgjithshme anti-osmane e vitit 1912;
Qëndrimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë kundër kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912.

Gjuhët e huaja:

Muhamet Shatri,  ka njohuri të mira nga gjuha suedeze, gjuha serbo-kroate dhe njohuri elementare nga gjuha frënge.
   
 
Prof. Dr. Muhamet Shatri ka botuar edhe punime profesionale dhe publicistike në gazeta dhe revista. Ka marrë pjesë në shumë tribuna, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore.

You are here: Ballina Bashkëpuntorët profesional Prof.Dr. Muhamet Shatri